Personazhet publik duket sikur janë gjithmonë më të privilegjuarit e për më tepër prezantuesja e “Big Brother VIP” i cili është për momentin emisioni më i zhurmshëm.
Arbana Osmani po jeton ditët më të suksesshme të karrierës së saj, por sot ajo është përballur me një të papritur. Ajo ka zbuluar se çfarë përjeton përtej kamerave dhe dritave të skenës.
Arbana ka publikuar identitetin e një ndjekëseje, e cila e ka mallkuar së bashku me fëmijët.
Më pas moderatorja ka fshirë postimin me identitetin e saj duke thënë se fëmijët e saj nuk kanë asnjë faj.
“Gjuha e urrejtjes online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet dënuar, raportuar, dhe ndaluar.
Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një “reality show”, cyber bullying është plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e nuk na bënë më përshtypje; por nëser ndikimi që do të ketë mbi fëmijët tanë mund të jetë i përballueshëm.
Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejties, bëjeni këtë për vete dhe për fëmijët tuaj”, ka shkruar Arbana.