Ministria e Brendshme ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për dokumente biometrike.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimi do të vijojë të jetë i hapur deri më datën 30 dhjetor.
Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.
Njoftimi i plotë:
Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor
Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.
Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.
Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.
Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada./korrieri.al