Antonela është kapur keq me Beatrixën ditën e sotme dhe shkak është bërë një bisedë që ato kanë bërë për surprizat. Beatrixës nuk i ka pëlqyer që Antonela flet për surprizat dhe kjo e fundit i kërkoi “të mos fusë hundët” kur flet ajo. Debatoi agravoi derisa ndërhyri dhe Donaldi, të cilin Antonela e quajti “avokat”.
Antonela: Mos i fut hundët kur flas unë
Antonela: Po pra, ça kishte këtu me u alarmu?
Beatrix me ironi: Do marr leje herën tjetër
Antonela ngre zërin: Ça kishte këtu me u alarmu ma shpjego pak
Beatrix: Nuk u alarmua njeri, thjesht të duket ty
Antonela: U alarmove e dashur sepse the ça flisni more kështu? E di unë ça flas, se është goja ime, jo e jotja
Beatrix: S’tha njeri mos fol. Thjesht thashë pse i diskutoni surprizat
Antonela: Pse ku është problemi këtu?
Beatrix: Sepse nuk është surprizë më
Antonela: Është thjesht muhabet, unë nuk punoj me produksionin e Big Brother dhe ta di ça është. Hipotezë, e di ça është hipoteza?
Donaldi: Po të thonte që mos e diskuto sepse nuk quhet më surprizë sepse në momentin që e di ti përgatitesh dhe nuk merr më të njëjtin efekt
Antonela: Mos u fut në mes ti Donald se nuk ka nevojë për avokat ajo. Ke frikë me diskutu me shoqet e tua se futesh ti në mes
Donaldi: Po ça diskutimi
Antonela: Po tregojnë që s’janë të zonjat me diskutu
Donaldi: O Antonel e ke marrë shumë fortë
Ndërhyjnë banorët e tjerë për të qetësuar situatën.