ANOREKSIKE QËKUR ISHTE E VOGËL, FLET 22-VJEÇARJA: SHTATZËNIA MË SHPËTOI JETËN

Një 22-vjeçare, e cila gjithë jetës së saj kishte jetuar me anoreksinë, ka treguar sesi shtatzënia e ndihmoi ta kalonte sëmundjen.

Iris Doyle nga Australia kishte qenë anoreksike që në moshën 10-vjeçare, por kur mori vesh se do të bëhej nënë vendosi të bënte gjithçka për të shpëtuar veten dhe fëmijën.

Si pasojë e çrregullimeve në ushqyerje, e reja prej disa vitesh nuk kishte pasur as cikël menstrual.

Gjendja e saj ishte aq e rënduar, sa mjekët e paralajmëruan se nëse nuk luftonte për shëndetin e saj mund të humbiste dhe jetën.

Doyle u shpreh për Mail Online:

Kur isha më keq se kurrë, mjekët më thanë se nëse nuk merrja ndihmën e nevojshme mund të vd.isja. Organet e mia jetësore dhe simptomat nga kequshqyerja ishin kaq të rënda sa mjekët donin të më shtronin.”
Por, kur mori vesh që ishte shtatzënë, Iris mori vendimin për të bërë gjithçka kishte në dorë për t’u shëruar.

Ajo vazhdon më tej:

Shtatzënia më shpëtoi jetën. Nuk kam fjalë për të përshkruar çfarë eksperience e mrekullueshme ishte. Më ndihmoi që të rikuperohesha, pasi e dija që trupi im kishte nevojë për ushqim në mënyrë që bebja të ishte i shëndetshëm.”
Qe pas shtatzënisë, e reja mban një dietë të shëndetshme ushqimore dhe është kujdesur që pesha mos t’i rritet më shumë se 49 kg.

Author: admin