Anketimi i UBO-s/ Fenomeni Luiz “pushton” Kosovën

UBO Consulting ka realizuar një anketim me pyetjen ‘Cili është banori juaj i preferuar në Big Brother VIP Albania?’, raporton Gazeta Blic.



Luiz Ejlli është zgjedhur si i preferuari i rreth 90 për qind të të anketuarve.

Ai duket të jetë banori më i pëlqyer për publikun kosovar.

Postimi i plotë:

UBO Consulting ka realizuar matjen e opinionit publik për tema të ndryshme në Kosovë – OMNIBUS me 1065 respodentë, ku një nga pyetjet ka qenë edhe ‘Cili është banori juaj i preferuar në Big Brother VIP Albania?’.



Rreth 90% e të anketuarve që shikojnë Big Brother Albania VIP kanë zgjedhur Luiz Ejllin si të preferuarin, i cili del të jetë dukshëm banori më i pëlqyer për publikun kosovar.

Matja është realizuar në periudhën 6 deri 14 Mars, 2023.

 

Author: morevesh