17 shkurti është dita më e bukur dhe e shënuar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, pasi të gjithë kanë një festë të përbashkët. PAVARËSINË E KOSOVËS.
Dinamika e kësaj feste është ndjerë edhe në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova madje shohim që edhe dy opinionistët e këtij reality show Anita Haradinaj dhe Olti Curri kanë bërë simbolin më të dashur të gjithë shqiptarëve, shqiponjën dykrenare.
Të dy opinionistët njëri nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova janë përzgjedhur pikërisht për të dhënë këndvështrime dhe qasje të ndryshme të tyre. Dhe kjo foto mes tyre emocionon shumë në ditë të tilla historike si ajo e 17 shkurtit.