Anglia është mbyllur sërish dhe mediat e huaja raportojnë se masat e marra janë më të rrepta se ato që u morën në muajin mars të viti të kaluar kur edhe virusi pati kulim e shpërthimit në valën e parë të pandemisë.
Ishte vetë kryeministri Britanik, Boris Johnson që bëri të ditur vendimin, duke thënë se përpjekjet kolektive do mjaftonin në luftën kundër COVID, por mutacioni i ri që po përhapet me një shpejtësi alarmante e ka detyruar në marrjen e këtyre masave.
Spitalet në vend janë nën presion dhe shtrimet në spital në Angli janë rritur me 30% në javën e fundit. “Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë,” tha Johnson.
Johnson njoftoi një bllokim kombëtar që zgjasë të paktën gjashtë javë, gjatë së cilës qytetarëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe punëtorëve për të punuar nga shtëpia. Të gjitha shkollat do të mbyllen, ashtu si të gjitha dyqanet përveç atyre që shesin gjërat e domosdoshme.
Lëvizja nga shtëpia do të lejohet vetëm për 5 arsye:
–Kalimi në punë, vetëm nëse është e pamundur të punosh nga shtëpia
-Blerja e ushqimit dhe ilaçeve bazë
-Nëse doni të dilni për vrap, ecje, një herë në ditë
-Sigurimi i kujdesit për një palë të tretë
-Kërkoni kujdes mjekësor
Të gjithë nxënësit dhe studentët do të zhvillojnë mësim në distancë, ndërsa provimet e planifikuara do të jenë të vështira për t’u përfunduar.
“Problemi nuk është që shkollat nuk janë të sigurta për fëmijët”, tha Johnson, duke shtuar se fëmijët ende nuk kanë gjasa të preken seriozisht edhe nga varianti i ri i koronavirusit. Sidoqoftë, shkollat mund të veprojnë si “transmetues”, duke shkaktuar përhapjen e virusit në familje.
Krerët e sistemit shëndetësor të vendit ( NHS ) paralajmëruan më herët se spitalet në shumë zona nuk do të ishin në gjendje të përballojnë rritjen e vazhdueshme të rasteve dhe bënë thirrje për një rritje të nivelit të gatishmërisë në nivelin më të lartë, Nivelin 5.
“Pa veprime të mëtejshme, ekziston një rrezik real që NHS të mbingarkohet në shumë zona gjatë 21 ditëve të ardhshme. Aktualisht ka shkallë shumë të lartë të transmetimit të virusit në komunitet, me një numër të konsiderueshëm të pacientëve Covid në spitale dhe në njësinë e kujdesit intensiv. Rastet po rriten pothuajse kudo, në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht për shkak të mutacionit të ri të virusit më ngjitës”, thuhej në deklaratë.