Më datë 11 shkurt Komisioni i Verifikimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit zyrtarizoi kandidatët për president të këtij institucioni, që pritet të mbahen më datë 2 Mars.
Kandidatët zyrtarë do të jenë Sulejman Starova, Dritan Shakohoxha, dhe presidenti aktual Armand Duka. Që prej asaj dite kur janë shpallur zyrtarisht kandidaturat, siç ndodh rëndom pas zyrtarizimit të emrit nuk ka pasur asnjë reagim nga Armand Duka, i cili gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar në heshtje dhe është shfaqur në media vetëm kur një person i afërt i tij dyshohej se i kishte hedhur “tritol” pranë vilës së tij në Durrës.
Nuk e ka bërë as sa për formalitet për të falenderuar besimin që kanë marrë për të qenë pjesë e kësaj gare qe ai e ka manipuluar qe ne nisje, siç e ka bërë në çdo pal zgjedhje fars që ai ka zhvilluar.
Një heshtje enigmatike në prag të një pal zgjedhjesh që janë përfshirë nga manipiulime dhe falsifikime flagrante të urdhëruara nga presidenti aktual Armand Duka, i cili kërkon të ruajë fronin edhe pas 20- vitesh në krye të FSHF-së, shkruan Gazeta Sport.
Përveç heshtjes Duka nuk ka shfaqur asnjë program se si do qeverisë për katër vitet e ardhshme, por vetëm ka bërë propagandë me disa investime klubesh që shumica janë investime dhe iniciativa private dhe ky është shfaqur në fund për të kryer ndonjë qokë.
I vetmi program që kemi parë deri më tani nga Armand Duka janë menyra e tij e sofistikuar për të trukuar zgjedhjet e FSHF-së.
Specialiteti i tij për të falsifikuar firma, për të manipuluar gara, janë një program që nuk ka njeri që ja kopjon.
Është kampion i kësaj fushe dhe jo më kot nuk lodhet që të shpalosë ndonjë ide për ringritjen e futbollit shqiptar. Programi i tij duket qartë që është, trukim, manipulim, falsifikim për të mbretëruar i qetë.
Ndërkohë sot Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin e plotë ku nuk i njeh zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Tiranës dhe për kryetar ka caktuar Eduard Prodanin.
Gjithashtu prej tre ditës një grup ekspertësh nga UEFA po njihen me problematikat, falsifikimet, dhe manipulimet, që janë kryer dhe në fund do përpilojnë një raport që do i paraqitet presidentit të UEFA-s Aleksandër Ceferin dhe FSHF-së. (Gazeta Sport)