Amos Zaharia ishte i ftuar mesditën e sotme në Shqipëria Live foli për eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Ai tha se e nisi me dëshirë por se kur pa mënyrën e lojës që u zhvillua aty, vendosi të tërhiqej.
I pyetur nga moderatorja Erjona Rusi se kush e fitonte çmimin e madh, Amos u përgjigj:
“Besoj se sovrani ka folur, nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, por me këtë pëlqyeshmëri të madhe që ka nga publiku Luizi, besoj ai fiton”, tha Amosi.
Edhe pse Amos tha një të vertetë, nuk dihet si do ta presë Olta këtë pohim.