Amos Muji Zaharia ka ngacmuar mbrëmjen e djeshme Luiz Ejllin në lidhje me banorët e rinj që mund t’u bashkohen në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Aktori e pyet këngëtarin se “si i pret të rinjtë?” dhe Olta Gixhari ia kthen shumë shpejt: “Me shpatë në dorë”.
Por këngëtari duke qeshur i përgjigjet: “Krahë hapur”, duke shtuar: “E sigurt që këta që hynë të rinj nuk janë budallenj, vijnë vetë, nuk ke nevojë t’u thuash ‘hajde’. Nëse nuk vijnë janë budallenj”.
Më pas Amos shton se derisa të vijnë banorët e rinj, Luizin e ke qengj, madje jo qengj por dele. Por Ejlli i kthehet se është e diel dhe e bën pushim dhe i paralajmëron se të hënën do nisë lojën.
Por jo vetëm kaq, pasi aktori i kërkon këngëtarit që të bëjnë aleancë së bashku që t’i shkatërrojnë bashkë banorët.