Tashmë është mësuar publikisht fakti se Donaldi ka mbetur i zhgënjëyer pse nuk e fitoi Big Brother. Madje kjo shprehet edhe nga familjarët e tij.
Mamaja e aktorit i ka bërë një koment epik, me humor Donaldit në faqen e tij të Instagramit.
Pas një postimi të Donaldit në “Instastory”, i cili ka deklaruar se do të dhuroi 7 udhëtime për çifte, që kanë motive të bukura për të udhëtuar.
Një nga komentet më epike ishte ajo e mamasë së tij e cila i kishte komentuar se shpresonte të kishte zgjedhur dhe mamanë dhe babain e tij.
“Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon” i ka shkruar Donaldit.
“Ndërkohë mami im” ka shkruar aktori krah fotos së bisedës me mamanë e tij.