Altin Shira tregon për emocionet që mori nga Luizi dhe Kiara/ ”Ishte dasmë e vërtetë, do ua bëj një surprizë”

Këngëtari i njohur Altin Shira që këndoi në dasmën e Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother u shpreh se ceremonia iu duk reale.



“Ishte një moment që Luizi do të digjte shaminë. I thash, prit se nusja do ta lajë dhe shpëlajë. Ok më tha”. Ai premtoi më pas se “nëse Luizi dhe Kiara martohen jashtë do të këndoj falas. Altinin aty e kanë. Vetëm të martohen”.

Këngëtari i njohur, Altin Shira, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për ngjarjen më të përfolur në Shqipëri së fundmi, dasma e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos “Big Brother VIP2”.

Shira ishte i ftuar për të kënduar në dasmën e improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi herë pas here e kërkonte Luizi. Ndërkohë në lidhje me këtë dasmë, këngëtari i njohur u shpreh se edhe pse ishte në kuadër të lojës, ceremonia dukej sikur ishte e vërtetë.



“U dogj edhe shamia. Mua m’u duk tamam si dasmë. Ishte një moment që Luizi donte të digjte shaminë, prit thashë se do lajë shaminë Kiara dhe më pas ai e dogji”, tregon Shira.

I pyetur se sa lekë do i merrte Ejllit nëse ai dhe Tito do të bëjnë një dasmë jashtë “Big Brother VIP2”, këngëtari i njohur u shpreh:“Asnjë lekë. Për të dy, vetëm të martohen e të bëjnë një dasmë. Altinin aty e kanë”, tha ai.

Author: morevesh