Alibej: Benzin ja dhurova shef Palushit për goditjen që i bëri “Dragoviçit”. Por RENEA shkoi të kapte Talon

Dhurimi i makinës tip “Benz C Class 3000”, nga Erjon Alibej tek shefi i hetimit të krimeve në Policinë e Elbasanit, Leonard Palushi, është bërë në shenjë mirënjohje, për zbulimin e një arsenali armësh dhe arrestimin e Ervis Dakës në 5 qershor 2020.

Daka njihet në Elbasan me nofkën “Dragoviçi” dhe momentalisht ndodhet në burg, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”.




Ervis Daka, ka qenë shok i ngushtë i Emiljano Ramazanit alias “Ilit” dhe lidhje shoqërore e Talo Çelës dhe Mikel Kamamit alias “Keli i Kicit” që fshihet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Daka, fragmentizohet nga policia e Elbasanit, si një person me precedent penal në qytet.

Operacioni për prangosjen e “Dragoviçit” solli dhe zbulimin e dy pistoletave me silenciator, një kallashnikovi, 170 fishekëve dhe një jelek antiplumb.

Sipas dosjes hetimore të SPAK goditja e këtij rasti është organizuar pikërisht nga Leonard Palushi, i cili ka çuar forcat RENEA në banesën e Dakës, me qëllim arrestim e të shumë kërkuarit, Talo Çela, shkruan Ora News.

Informacioni për vendodhjen e mundshme të Talo Çelës në banesën e “Dragoviçit”, ishte “vjelur” përmes takimeve që shefi i krimeve Palushi, kryente me Erjon Alibej në banesën e këtij të fundit.

Alibej ka informuar Palushin se në banesën e “Dragoviçit” qëndron Talo Çela. Pasi anëtarët e grupit të tij ishin mbledhur në këtë banesë për të festuar një ditëlindje.

Kaq ka mjaftuar që Leonard Palushi, të mobilizojë një njësi të repartit special RENEA,e cila ka mbëritur nga Tirana në Elbasan, dhe ka hyrë për kontroll blic, në shtëpinë e “Dragoviçit”. Kontrolli është realizuar në 5 qershor 2020, duke sekuestruar një arsenal armësh dhe municione.

Por nga ky kontroll, nuk u arrit të gjendet asnjë gjurmë e Talo Çelës, për të cilin ishte mobilizuar policia. Për shkak se në banesë, u gjetën armët dhe 170 plumba, policia vendosi të arrestojë vetëm Ervis Dakën.

Por një muaj pas arrestimit nga Policia të “Dragoviçit” në Elbasan, në 20 korrik 2020 është vrarë shoku i tij i ngushtë, Emiljano Ramazani.




Ndërsa në 23 Korrik 2020, Erjon Alibej, i ka dhuruar “Benzin” shefit të krimeve Leonard Palushi, i cili ka dërguar tek noteri shokun e tij të fëmijërisë Atem Tema për kalimin e pronësisë në emër të tij.

“…mbaj mend që Leonardi, do dërgonte një shok të ngushtë të tijin i cili do shkonte të merte makinën. Leonardi, para se të merrte makinën më ka pyetur sa duhej të paguante për makinën dhe kë duhej të paguante. Leonardit i kam thënë se nuk i detyrohesh askujt, pasi e ke dhuratë nga unë. Kjo sepse e ndieja veten shumë borxhli ndaj Leonard Palushit, për aq sa kishte bërë në lidhje me veprimet e tij në rastin e arsenalit tek banesa e Ervis Dakës (Drakoviçit)…”- ka treguar Alibej.

Sipas këtij të fundit: “…për makinën “Benz C Class 3000”, mbaj mend që i kam kërkuar Rigers Spahiut, vëllai i kunatit tim, një elektroaut shumi i njohur Elbasan, i cili tek një servis në autorstradën Elbasan-Metalurgji, i ka vendosur një impiant gazi benzit “C class”, me ngjyrë mjalti. Pasi iu vendos impianti i gazit, kam komunikuar me Leonardit, i kam dërguar një foto, të makinës dhe i kam thënë e ke gati…”./Albeu.com./

Author: morevesh