Konspiracionisti Alfred Cako shprehet se biznesmeni i fuqishëm George Soros do të “flakë” nga pushteti kryeministrin Rama. Sipas tij, e gjithë kjo do të vijë pas zbulimit të një mega-afere cila mund të shkaktojë një tronditje në Shqipëri.
Sipas Cakos Rama largohet, dhe në pushtet vjen PD reale, pa Berishën.
“Mund të kemi një flakje prej Sorosit prej të gjithë bashkëpunëtorëve të tij të cilët janë përfshirë në një mega-aferë e cila mund të shkaktojë një tronditje në Shqipëri. Do të arrijë deri atje sa kryeministri Rama do të japë dorëhejqen.
Por kush do të vijë në pushtet. PD e Berishës do të dobësohet pasi atij do ti zbulohen pasuritë e fshehura jashtë vendit. Në fund në pushtet do të vijë Partia Demokratike reale, pa Berishën”, tha Cako për Top Channel.