Megjithëse të dy ishin të pranishëm mbrëmë në ‘afterparty’-n e organizuar nga Top Channel, Donaldi dhe Beatrix nuk u panë asnjë moment pranë njëri-tjetrit.
Kjo e fundit ishte e shoqëruar në festën e mbrëmjes së djeshme nga vëllai i saj, Alban Ramosaj, i cili sot në mëngjes nuk ka nguruar të postoj në Instastory një foto dedikuar vetëm motrës së tij. Ai ka ndërmarrë dhe një hap tjetër duke hequr nga Instagrami Donaldin.
Por mesa duket këtë gjë nuk e ka bërë vetëm Albani, por edhe mamaja e Trix-ës, e cila poston një ‘story’ në Instagram-in e saj duke shkruar pothuajse të njëjtën gjë: “Mirmëngjes vetëm Trixës”
Kjo mund të lidhet edhe me frazën virale të Lori Hoxhës, një ditë pasi Bora Zemani hyri në “Big Brother Vip”, ku shkruante: “Mirëmengjes vetëm Borës”.
Kujtojmë se ditën e djeshme Donald Veshaj nuk ka ngurruar të interpretojë këngën që i ka kushtuar ish të dashurës së tij Bora Zemanit, “Toxic Love”.
Shkak për këtë raport të ftohtë mund të jetë bërë edhe ikja e Beatrix në Dubai, pasi Donaldi ato ditë u shpreh në “Big Brother Vip” se: “Nëse nuk është në Shqipëri nuk i flas më me gojë”.
Mbrëmë kur të gjithë ishin në festë Trixa ka postuar një foto vetëm duke shkruar “Whats’s good?/ Çfarë ka të mirë?”, ndërkohë Donaldi ka postuar një foto krah pikturës së tij me Ismail Qemalin.