Reshjet e dendura të dëborës të ditëve të fundit që kanë përfshirë kryeqytetin grek, Athinën, kanë krijuar një situatë kaotike në rrugët e vendit. 1.200 automjete kanë ngecur në “Atiki Odo” për mbi 20 orë pasi lëvizja është bërë gati e pamundur për shkak të dëborës.
GREQI- Reshjet e dendura të dëborës të ditëve të fundit që kanë përfshirë kryeqytetin grek, Athinën, kanë krijuar një situatë kaotike në rrugët e vendit. 1.200 automjete kanë ngecur në “Atiki Odo” për mbi 20 orë pasi lëvizja është bërë gati e pamundur për shkak të dëborës.
Pa ngrohje të “dorëzuar” në temperaturat nën zero, pa ushqim dhe pa ujë kanë mbetur shoferët dhe pasagjerët e makinave që kanë krijuar radhë të gjata në pritje të zhbllokimit.
Në këto momente të vështira, ushtria greke është angazhuar për t;i ardhur në ndihmë njerëzve që po vuajnë larg familjeve në kushte ekstreme të motit, duke i ofruar ushqim të ngrohtë dhe ujë të pijshmë.