Ministrja e Infrastrukturës është pyetur sot në lidhje me disa lajme të publikuara se investitorit Mohamed Alabbar është tërhequr nga projekti i ndërtimit të portit të Durrësit duke i shitur aksionet tek një kompani offshore. Ka qenë Qendra Kombëtare e Biznesit që thuhet se nuk ka pranuar regjistrimin e kësaj kompanie pasi nuk dihet se nga vjen.
Duke iu përgjigjur kësaj pyetje ministrja Balluku, është shprehur se nesër do të ketë një interpelancë kërkuar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj, ku edhe do japë informacionet e nevojshme.
“ E para kompania statusin e investitorit e ka marrë nga AIDA dhe pyetjen duhet ta merrni nga kjo kompani. Por nesër ka një seancë të kërkuar nga deputeti Xhaferi. Fantazmë apo jo është diçka që e thotë opozita . Duhet të thelloheni në dokumente. Lëvizjet mes kompanive janë normale për sa kohë ato kanë akte ligjore. Besoj se do merrni përgjigjet.” tha Balluku.