Aktivistë dhe qytetarë të ndryshëm janë duke protestuar ditën e sotme ara misnitrisë së Drejtësisë, kundër vrasjes së grave.
Një protestues ka denoncuar lirimin nga qelia të vrasësit të motrës së tij, vitin e kaluar. Ai u shpreh se ish-kunati i vrau motrën e tij në shtator të vitit të kaluar, dhe u lirua nga qelia katër muaj më vonë me arsyetimin për marrëdhënie të mira në komunitet.
“Jetën ta ka falur zoti dhe drejtësia duhet të ngushëllojë familjarët e viktimave, Gjykatës është baras me kriminelin. Mua më kanë vrarë motrën me 4 shtator 2022. I kemi paraqitur provën prokurorisë dhe gjykatës dhe me datë 29 Dhjetor e kanë liruar nga burgu nga autori. Me motivin se ka pasur marrëdhënie të mira me komunitetin, kur në fakt marrëdhënie të mira ka pasur vetëm me alkoolin.
Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Ne pritëm që ato të arrestohen. Ka qenë gjyqtar po ky Gerd Hoxha. Ma ka vrarë motrën për së dyti. Jetën e ka falur vetëm zoti. Ka pasur një kod, kur hasmit i zije pritë kurrë nuk e vrisje nëse ishte i shoqëruar me një grua. Sepse ajo është nënë.”- tha ai.