Aktorja e njohur zbulon pasojat e testimit të shpeshtë për Covid-19

Aktorja e njohur, Hilary Duff ka publikuar në Instagram një sërë fotosh të familjes së saj duke festuar të gjithë bashkë gjatë festave.

Pavarësisht se në foto duket shumë e kënaqur ajo ka treguar se në të vërtetë nuk ka qenë aq e lumtur.

Ajo shkruan se nga të gjithë testet e Covid-19 që ka kryer, i janë infektuar sytë.

“Më pas sytë e mi filluan të dukeshin të çuditshëm dhe më dhembnin shumë. Kështu që bëra një vizitë në urgjencë. Kisha një infeksion në sy nga gjithë testet e COVID në punë, sepse ju e dini 2020 dhe gjithçka“, ka treguar aktorja.

Deri më tani nuk është raportuar ndonjë problem i tillë për shkak të testeve të Covid-19, kështu që është ende e paqartë se çfarë ja ka shkaktuar aktores këtë problem kaq të madh me sytë.

Aktorja është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo ka dhe dy fëmijë, djalin Luca Cruz Comrie, me ish-bashkëshortin Mike Comrie dhe vajzën Banks Violet Bair me bashkëshortin Matthew.Image

Author: admin