Arjola ka humbur kontrollin ditëve të fundit dhe po përfshihet në debate të forta brenda shtëpisë. Njëri ndër debatet më të ashpëra është debati me Donaldin. Ishte Einxhel, Antonela dhe Donaldi që më pas po diskutonin rreth Arjolës, e cila është e nominuar këtë të martë bashkë me Ilirin, Einxhelin dhe Claudion.
E si duket kjo nuk i ka pëlqyer shoqës së ngushtë të Arjolës, deputetes dhe aktorës, Adriana Matoshi. Ajo ka reagur përmes një storje në intagram. Adriana ka ironizuar me banorët duke i quajtur vogëlush kundrejt Arjolës. Gjithashtu ajo e ka quajtur më të vërtetën dhe fituese Arjolën.
Arjola Demiri dhe Donald Veshaj gjatë këtyre ditëve kanë qenë ndër banorët më të komentuar brenda shtëpisë. Debatet mes tyre nisën kur aktori nga Vlora i tha Arjolës se po qëndron pas hijes së Ilirit. Edhe pse të dy kanë deklaruar se nuk do i flasin më njëri-tjetrit, ata ditën e sotme u përfshinë sërish në një debat.
Debati mes dyshes doli jashtë kontrollit kur Donaldi i tha Arjolës se nuk po i thotë gjërat në sy. Donaldi: Mirë të keqen vllai vazhdo! Donaldi: Thjesht kur ke diçka si për mua si për të tjerët thuaji në sy! Arjola: Se ti ma ke thënë në sy ti
Arjola: Ti je bo aq burrë ma ke thënë në sy! Arjola: Ke ardhur si miush dhe më ke thënë hajde të ta shpjegoj. Ke thënë një gjë të keqe dhe pastaj më ke thënë zemra hajde se do ta shpjegoj, si miush, por ik pir**u.
Donaldi: Të iki të pir**em unë??? Arjola: Mos më acaro nervat më tregon mua ti ta kam thënë në sy! Donaldi: Jo moj, nuk të tregon asgjë ty, se ti i di vetë gjerat, je heroina e shtëpisë.