Aktorja Ana Lika bën deklaratën e fortë: Skenat e mia të se***t me Drilon Hoxhën mund t’i shohin dhe fëmijët

Emisioni “Expuls” që transmetohet çdo të shtunë në RTV Ora nga Ronaldo Sharka, këtë episod është zhvendosur në premierën e filmit më të ri e më të komentuar te momentit, “Shkëmbimi” nga Drilon Hoxha. I mbajtur pak ditë me parë në kryeqytet, autori i emisioni, Ronaldo Sharka intervistoi dhe aktoren kryesore të filmit krahë Drilon Hoxhës, Anna Likën. Ai i kërkoi asaj një mendim lidhur me skenat e se***t mes saj dhe Drilon Hoxhës, pak para shfaqjes:

“Nëse njerëzit do t’a kishin parë filmin, nuk do e kishin komentuar kaq shumë. Janë gjëra shumë funny, nuk hyn tek vulgarja. Nuk do e pranoja unë e para, jo se ka ndonjë gjë por nuk jemi në Hollywood që me një dalje mund të blej dy vila, kështu që… Bëj shaka, janë shume funny si skena, unë nuk kam dalë nga kuadri im, janë disa skena qe mund t’i shohësh dhe me fëmijët”- u shpreh Anna Lika për Expuls .

Pasi komentuan skenat e se***t, gazetari ngacmoi Annën duke e pyetur se a është paguar shume për shkak të këtyre skenave, pyetje së cilës Anna iu përgjigj:

“Atëherë. Unë jam aktorja më e paguar, jo prej skenave por sepse jam aktorja më e mirë”- u shpreh ajo, duke iu referuar filmit “Shkëmbimi” nga Drilon Hoxha dhe serialit H.O.T nga Ermal Mamaqi.

Autori i #Expuls ngacmoi në fund Annën, për sherrin me Fifin i cili ndodhi dy vite më parë, ku gjithçka nisi nga një intervistë e Anna Likës për Ronaldo Sharkën, ku aktorja asokohe e quajti këngëtaren balenë dhe fuçi uthulle.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo Sharka: Big Brother e ka parë?

Anna Lika: Nuk kam pas kohë, jam e angazhuar.

Ronaldo Sharka: E di ti për çfarë të pyes unë….

Anna Lika: Jooo…

Ronaldo Sharka: Seç është një konkurrente aty me shkop.

Anna Lika: Aaaa, Fifi. Me Fifij jemi pajtuar, jemi shoqe te mira. Ti nuk bën dot më lajme me mua, jo jo jo. Se nga emisioni jot dolën ato (qesh).

 

 

Author: admin