Amos Zaharia ka nisur të ngacmojë Luizin në lidhje me banorët e rinj që mund të hyjnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ai e pyeti këngëtarin se si do i priste të rinjtë por Olta ndërhyri menjëherë duke thënë “Me shpatë në dorë” teksa filluan të qeshnin.
Por më pas Luizi u përgjigj: “Krahë hapur”, teksa shtoi se: “E sigurt që këta që hynë të rinj nuk janë budallenj, vijnë vetë, nuk ke nevojë t’u thuash ‘hajde’. Nëse nuk vijnë janë budallenj”.
Më tej Amos shtoi se deri në momentin kur në shtëpi do të hyjnë banorë të rinj këngëtari do të qëndroj i qetë por ai ia ktheu duke i thënë se për momentin po bën pushim.
Ajo çka e habiti këngëtarin ishte kërkesa e Amosit për të bërë ‘aleancë’ së bashku që të shkatërrojnë banorët e tjerë.
Pjesë nga biseda:
Amos: Unë do rri me Luizin. Luiz ktheu një çik nga vllai. Do bëjmë aleancë bashkë? Hajde mo vllai, i shkatërrojmë këta të gjithë.
Luizi: I shkatërroj vetë unë.
Amos: Po i shkatërron edhe me mua, vetëm nuk i shkatërron dot o burrë.
Luizi: Deri tani kam mundur.
Amos: Hajde i shkatërrojmë bashkë.
Luizi: O s’kam nevojë
Amos: Kam nevojë unë o vlla.
Luizi: Jepi, bjeri.
Amos: Po ti bie unë, do i biesh ti i dyti. A i mban mend këto muhabete?
Luizi: Jam që më 24 që po i bie.
Amos: Do futesh ti po u futa unë?
Luizi: Nuk jam ndalur ndonjëherë