Aksidenti në Larisa/ Identifikohen 4 shqiptarët që humbën jetën

Janë identifikuar katër shqiptarët në mesin e viktimave nga aksidenti vdekjeprurës, ku një tren me pasagjerë u përplas kokë më kokë me një tren mallrash në Tempi të Larisas.




Trupat e tyre janë identifikuar përmes ADN-së, të amrrë nga të afërmit ëe tyre. Mediat helene kanë bërë të ditur se bëhët fjalë për 22-vjecarin, ledio ruci, 21-vjecarja Klaudia Lata dhe 23 vjecarja ifigjenia Micka.

Ata shin cilësuar si të zhdukur nga autoritetet, tëksa të afërmit e tyre i këkronin prej 3 ditësh. Më herët ishte konfirmuar 60-vjeçari Pavlin Bozo, nga Lushnja, i cili punonte prej 10 vitesh në bar/bufe brenda në tren.




57 persona mbetën të vrarë dhe mbi 80 të plagosur nga aksidenti tragjik. Në spital po marrin ttrajtim 15 persona 6 prej tyre janë në gjende më të rëndë shëndetësore.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionin për heqjen e mbetjeve nga zona, megjithatë të gjithë trupat e pasagjeravëve që raportohej se ishin në vagonat e para, janë gjetur.

Qeveria ia ka lënë fajit gabimit njerëzor, që sipas punëtorëve të hekurudhave ishte i pashmangshëm për shkak të mungesës së sistemeve të sigurisë dhe numrit të vogël të punëtorëve.




Drejtori i stacionit të trenave në qytetin Larisa është arrestuar lidhur me këtë aksident.

Author: morevesh