Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjazë të Lushnjës ku një person ka humbur jetën teksa i jepte motorit.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka postuar pamjet në llogarinë e tij në Instagram bashkë me shkrimin ku bën thirrje që personat të cilët i japin motorit të vendosin gjithmonë maskë.
Në foton që Braçe ka postuar, shihet se motori është rrëzuar në anë të rrugë dhe njerëz të zonës kanë rrethuar viktimën i cili ka përplasur kokën në bordurë.
Ende nuk dihet identiteti apo mosha e burrit, ndërsa mësohet se ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Postimi i plotë:
E rëndë! Sapo, tani!
Aksident me motor në Gjazë, banori i Gjazës ka gjetur vdekjen! Ka dalë nga rruga dhe është përplasur me kokë në bordurë! Humbi jetën rrugës për në spital.
Unë nuk di çfarë të them më! Nuk vlen motori se sa jeta oooo njerëz të mirë! Një kaskë në kokë do u shpëtonte jetën! Më dëgjoni! Mos refuzoni! Vini maskat në kokë nëse doni të ngisni motorët. Su ka faj as policia e as Erion Braçe.