Në këtë puntatë të Big Brother Vip është duke u diskutuar reagimi i Semit, menjëherë pasi u shpall banorja më pak e preferuar nga publiku, ndërsa i drejton edhe një ‘kërcënim’ indirekt Fifit, për të cilën tha:”Nëse tregoj gjërat që di për disa këtu ia shkatërroj lojën”, teksa lahej në vaskë!
Semi ka pranuar se ajo ka qenë thjeshtë një ditë e vështirë për të, ndërsa Fifi e pyetur nëse është ndjerë e kërcënuar tha se Semi di vetëm diçka personale nga jeta e saj, por nuk mendon se ajo gjë mund t’i rrezikojë lojën apo jet!
Balina: U ndjeve e kërcënuar Fifi?
Fifi: Nuk besoj se di naj gjë Semi që më rrezikon diçka timen, apo jetën.
Antonela: E shof shumë në siklet Fifin!
Fifi: Veç një sen din dhe s’ta them dot se është e imja personale.
Semi: Qetësohuni se s’kam kërcënuar njeri!
Mendim lidhur me këtë ngjarje dhanë edhe banorët e tjerë:
Iliri: Nuk kam koment, ndonjëherë mendoj që mos kesh shoqëri se sa të kesh, mos të të njohin njerëzit, sepse ajo që kryen mund të jetë gabim ose e drejtë.
Donaldi: Mendoj se Semi kaloj dy ditë të vështira dhe s’kam dashur të përfshihem në këtë diskutim, i jap të drejtë në një farë mënyre dhe njeriu ka të drejtë të reflektojë se çfarë bëri gabim. Për Fifin nuk e di çfarë di Semi.
Semi: Po bëja një vaskë duke u qetësuar nga të gjitha gjërat negative.
Arjola: Semit i ka dalë gjëja jashtë kontrolli sepse është e sjellshme edhe e butë, nuk besoj se është Semi.