Lorenci duket se është i pakënaqur me disa sjellje të Kristit karshi tij dhe këtë ia ka treguar edhe djemve të tjerë të BBVip.
“Atij i thashë unë o burrë dje, po ai është kokëderr fare. Kisha shpresa që…nuk vlen vetëm edukata përfundimisht.
Kur tjetri të thotë, o vëlla me mua je sjellë gabim..nëse kam një gjë vdekje në jetë është kur mundohesh me m’u justifiku. Me u mundu me më mbush mu mendjen.
Unë e kam mendjen e mbushme o vëlla. Unë po të them që ti e ke dhi, o thuaj më fal, ose e bëra dhe s’dua të kërkoj falje,” tha Lorenci.
Mendimin e tij e mbështeti edhe Qetsori, i cili gjithashtu tha se çdo njeri duhet të kërkojë falje.