Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një konferencë të përbashkët sot pasi nënshkruan 7 marrëveshjet.
Teksa radhën e kishin të pyesnin gazetarët, njëra prej tyre e pyeti për marrëdhënien me kreun e qeverisë shqiptare
“Ah ç’më bëre me këtë pyetje, në Turqi sidomos në futboll thonë më zure ngushtë, megjithatë nuk më ke zënë ngushtë sepse miqësia dhe rregullat e vëllazërisë janë të ndryshme, brenda ka marrëdhënie dypalëshe që varen nga të drejta e detyrime.
Por kjo është një marrëdhënie që lidhet sipas rregullave të vëllazërisë. Ne po e bëjmë me vepra historike, çdo gjë bazuar në vëllazëri. Kështu do vazhdojmë ndërtimet e restaurimet e reja, dhe mos kërkoni asgjë poshtë kësaj. Ne jemi vëllezër,” tha Erdogan.