Acari po vjen sërish! Keto janë qytete që do të godasë furtuna e shiut, dëbora dhe ngrica

Pas ditëve me diell vjen shiu. Muaji shkurt do të nisë me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se reshjet e shiut do të nisin që ditën e sotme për t’u pasuar nga dëbora dhe ngrica.

Dëbora dhe ngrica

Sot (e hënë, dt.31) dhe nesër (e martë, dt.01) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë verilindjen, lindjen dhe juglindjen e vendit. Reshjet e dëborës të pasuara me uljen e ndjeshme të temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Reshjet

Sot pasdite (e hënë, dt.31) nuk priten reshje.

Nesër (e martë, dt.01) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Elbasan dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare dhe të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në verilindje, lindje dhe juglindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 400m mbi nivelin e detit.

Temperaturat

Nesër (e martë, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 11 °C

në vendet e ulëta: 4 / 9 °C

në vendet malore: -5 / 6 °C

Era

Sot pasdite (e hënë, dt.31) dhe nesër (e martë, dt.01) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

Author: morevesh