Miliarderi i famshëm rus dhe pronari i Chelsea në të njëjtën kohë, Roman Abramovich, ka pranuar kërkesën e Ukrainës për të asistuar në ruajtjen e paqes midis dy shteteve.
Sipas medias izraelite, “The Jerusalem Post”, Abramovich ndodhet në Bjellorusi për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës për sa i përket dialogut që do të zhvillojnë me Rusinë.
Para disa ditësh ai dha dorëheqjen nga roli drejtues i Chelsea për shkak të kësaj lufte dhe duket se duke u bërë pjesë i marrëveshjes për paqen, mund ta rikthejë sërish atë në krye të klubit anglez.
(BalkanWeb)