Blogerja Sarah Berisha, e cila hyri vetëm pak javë më parë në shtëpinë e “Big brother VIP” është shumë e lidhur me motrën e saj, Ditean. Ajo madje mori një surprizë kur Ditea shkoi ta takonte brenda dhe t’i jepte “zemër” për të vazhduar lojën.
Pas hyrjes së dy banorëve të rinj, Dj PM dhe Dj Dagz, blogerja ka nisur të flasë më shumë dhe të jetë më e lirshme. Dj PM, ose Pajtimi, shprehu pëlqimin për Berishën që në klipin prezantues dhe gjatë gjithë kohës e ka ngacmuar apo provokuar Sarën.
Ditën e sotme, Ditea ishte e ftuar tek “Goca dhe Gra”. Motra e Sarës tregoi se çfarë mendon ajo për këtë deklaratë të djalit nga Kosova dhe se si mund të jetë ndjerë Sara kur e ka dëgjuar.
“Mendoj që nëse PM nuk do kishte bërë atë deklaratën që bëri para se të hynte, për Sarën do kishte qenë më e thjeshtë. Për tipin që ka Sarah, zakonisht kur nuk e di që dikush e ka qejf është më e prirur të jetë më e lirshme me personin. Tani që e di që PM e ka qejf, do jetë më e ndrojtur. Nuk mendoj që ai është duke e përdorur, por marrëdhënia është në pikëpyetje”,- u shpreh ajo.
E pyetur se çfarë mendimi kanë babi dhe mami për afrimitetin e sarës dhe Pajtimit, Ditea tha:
“Ishte shumë për të qeshur se kam hedhur një video në Instagramin tim në momentin që hyri PM dhe bëri deklaratën që e kishte qejf Sarën, dhe babi tha ‘Ishalla del të martën’. Sepse Sara ishte në nominim”.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
A e pëlqen Sarah Pajtimin dhe a ekziston mundësia që ata të lidhen për të vazhduar njohjen edhe jashtë “Big Brother VIP”, Ditea u përgjigj kështu:./shqiperiaime.com.al