Ngrihen të tjera dyshime nëse në planetin Mars mund të ketë jetë ose jo.
Në një letër të re, një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve nga vendet përfshirë SHBA-në, Francën dhe Kinën kanë mbledhur dhe kanë krahasuar provat fotografike që ata pretendojnë se tregojnë objekte të ngjashme me kërpudhat që po rriten në Planetin e Kuq.
Shkencëtarët analizojnë imazhet e marra nga kompjuterët e NASA-s Opportunity dhe Curiosity, gjithashtu edhe nga kamera Hirise nga “Mars Reconnaissance”.
Objektet në fjalë tregojnë “ekzemplarë në formë sferike me ngjyrë të bardhë”, për të cilin ekipi i Mars Opportunity fillimisht tha se ishte një mineral i quajtur hematit.
Studimet e mëvonshme hodhën poshtë pretendimin e hematit, raportojnë mediat e huaja.
Më vonë, disa shkencëtarë shpikën termin “kërpurdha marsiane” për të përshkruar objektet misterioze.
Kjo, për shkak të mënyrës se si i ngjajnë likeneve dhe kërpurdhave.