Fifi dhe Semi janë dy prej banoreve të shtëpisë së “Big brother VIP” të cilat kanë pasur njohje mes tyre edhe në jetën reale. Por pavarësisht kësaj brenda në shtëpi ato nuk kanë pasur marrëdhënien më të mirë të mundshme mes tyre, për shkak se Fifi është xheloze për Granitin.
Fifi thënë se Semi i është afruar ish-futbollistit pavarësisht se ka qenë në dijeni të pëlqimit që ajo kishte për të. Madje, Jaupaj e ka provokuar Granitin, sepse e ka ftuar të lahet në dush së bashku me të para disa javëve.
Mirëpo, pas deklaratave të Fifit se shoqja nuk ia bën diçka të tillë shoqes, Semi ka reaguar dhe ka zbuluar se në fakt nuk ka qenë shoqe me Fifin jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”. Teksa po fliste me Beniadën dhe me Arditin, këngëtarja tha se Fifi i ka qëndruar pranë gjatë një periudhe të vështirë që po kalonte në jetën e saj, por kurrë nuk kanë diskutuar me njëra-tjetrën gjëra personale dhe si rrjedhojë, nuk kanë qenë shoqe të ngushta.
Pjesë nga biseda:
Semi: Unë mendoj që veshja ime duhet të më definojë mua si njeri. Aq më tepër kur ti që më thua mua ‘Ti e ke Fifin shoqe nga jashtë’. Nuk e kampas shoqe. Nuke kam pas. Në studion ku punonte Fifi unë pata një bashkëpunim. Kompozitori që punon Fifi, që është Flori, që ka studion, bëri këtë këngën dhe qëlluam që ishim te ai vendi.
Në këtë periudhë unë kam pasur një periudhë shumë të vështirë në jetën time, nuk kisha afër asnjë njeri. Mami dhe babi në Kanada, vëllai 22 vjeç, hallet e veta që s’doja fare të flisja për gëjrat e mia. Mami dhe babi në të arushës, motrën gjithashtu. Dy shoqet e mia të ngushta që kishin gjërat e veta dhe s’ua kam thënë fare këtë gjënë.
Dhe Fifi më ka ndejt afër në këtë periudhë të jetës sime. Më është bërë më shumë se shoqe, jo thjesht fakti që punonim në një studio. Dhe i jam shumë falënderuese. Po unë nuk di gjëra për Fifin dhe Fifi nuk di gjëra për mua. Unë nuk kam tregu asgjë për veten time te Fifi, sepse nuk kam fol. Në atë periudhë kam qenë njeri që nuk flisja fare.
I kam bezdi këta njerëzit që vijnë edhe flasin me këtë lloj agresiviteti. E ka Fifi këtë. I duket sikur ka të drejtë dhe fjalën e fundit ta thotë të parën. Fshehu kafen dhe unë e përjetova këtë gjënë. Më tha qesh içik. I thash dakord, të pi këtë kafen dhe qeshim. Dje për herë të parë një muaj këtu, fjeta në drekë.
Beniada: Unë nuk e kam problem kafenë, por s’e di pse duhej ta fshihnin?
Semi: Gjëja është që Fifi nuk ka masë, ajo e vazhdon. Edhe muhabeti kafes njëjtë si loja me Monikën. Do qeshnim një ditë, jo dy ditë resht. Ajo tha ‘Do e vazhdoja edhe një javë derisa ta gjente ndonjëri’. Pse? Ke naj Arsye? ‘Bëje dhe ti’ tha ‘po të jesh e zgjut’.
Beniada: Po kjo nuk tregon zgjuarsi! Ky është budallik.
Semi: I thash ‘Ti zemra pi kafe turke. Unë pi dy ekspres që të më hapen sytë’. Unë s’dua t’i bëj asnjërit gjëra.
Beniada: Kjo ishte shaka pa sens, po varja se kaloi.
Semi: Çdo gjë që bën i duket normale dhe kur ti nuk je dakord me atë gjënë të ndërpret dhe të ikën pa e mbaruar atë që ke për të thënë.