“Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera-herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre.”.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për raportin e tij me ish-kryeministrin Fatos Nano. Në një interviste për emisionin “Opinion”, Rama tha se zyra e kryeministrit ka shumë vetmi.
“Të them të drejtën raportin sot mund ta quaj të bukur. Komunikojmë jo intensivisht, hera-herës, por ajo që është pjesa e bukur e raportit është që ai ka qenë këtu, dhe ai e di edhe fizikisht se çfarë do të thotë presion i kësaj zyre. Dhe mbi të gjitha ai dhe besoj dhe të tjerët që kanë qenë këtu, e dinë se ç’është vetmia në këtë zyrë. Kjo zyrë ka shumë vetmi. Njerëzit mendojnë se kur hipën në majë, je i rrethuar me një mori njerëzish. Në fakt, në majë je më vetëm se askush tjetër. Sepse kur vjen koha e momenteve të vështira, je komplet vetëm. Për këtë arsye, eksperienca, ndjesia fizike e të jetuarit në këtë zyrë, sfidat, sfilitjet, përplasjet edhe ajo që kemi kaluar me njëri-tjetrin na e kanë bërë këtë raport shumë të bukur”, pohoi Rama./korrieri.al