Gjatë kësaj jave banorët e “BBV” patën mundësin që t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje anonime, përgjigjet e të cilave i dhanë përballë njëri-tjetrit.
Pyetja që surprizoi dhe u komentua më shumë nga banorët, ishte ajo drejtuar Kristit. Ky i fundit pyetej nëse ka ndjenja për Oltën dhe ka diçka më shumë se shoqëri në marrëdhënien e tyre.
“Autori” i kësaj pyetjej preferoi të mbetej anonim, madje edhe gjatë Prime-it të mbrëmshëm askush nuk foli kur banorët u pyetën se kush e kishte bërë pyetjen.
Por, disa detaje i kanë bërë ndjekësit të mendojnë se pyetja mund të jetë drejtuar nga Amos Zaharia. Kur po diskutohej rreth kësaj pyetje, e cila u përmend nga Luizi, kamera fokusoi gjatë gjithë kohës Amosin dhe reagimi i tij la pikëpyetje te ndjekësit.
“Jam kurioz të di një pyetje që i është bërë Kristit e cila ka qenë, “A ka diçka më tepër se shoqëri mes teje dhe Kristit? A ka ndjenja Kristi?” Ai që e ka bërë nuk është femër, por mashkull. Ishte një pyetje shumë e shëmtuar dhe e ulët, nuk e kuptoj ku ka dashur të arrijë personi që e ka bërë”- tha Luizi gjatë Prime-it.
Ndjekësit kanë shprehur përmes komenteve dyshimet e tyre për mikun e Oltës, Amos Zaharian, megjithatë ky i fundit qëndori i heshtur kur kjo pyetje u diskutua.
Në një intervistë ditën e djeshme, Robert Aliaj tha se Kristi nuk di të shprehet mirë shqip, por edhe nëse do ta kishte në kontekstin e një pëlqimi romantik, nuk e shihte aspak problem.