Kiara Tito mbrëmjen e djeshme vendosi që të bënte një hap mjaft të rëndësishëm në raportin e saj me Luiz Ejllin. Gjatë dasmës që u zhvillua në kuadër të lojës, moderatorja i dhuroi këngëtarit puthjen që ai me zor e priste.
Por a është penduar që e bëri një veprim të tillë? Këtë pyetje ia ka bërë Luizi teksa ishte i shtrirë në krevatin e saj.
E gjeni dot se si u përgjigj Kiara? Ajo tha menjëherë “jo”.
Pjesë nga biseda:
Luizi: A je penduar?
Kiara: Jo
Luizi: E kam prej mend
Kiara: Jo
Luizi: Fare?
Kiara: Fare
Luizi: E kam prej mend për Zotin
Kiara: Edhe sikur nesër të mbarojë kjo gjë, për aq kohë sa unë e ndjeva dhe e bëra se e ndjeva vërtetë, nuk pendohem asnjëherë. U ndjeva me të vërtetë shumë mirë. E ndjeva me shpirt, jo kot momentale.