Ngjyrat bardhë e zi të lëkurës së zebrës bien në kontrast me kullotat e thata, kafe-jeshile, pa pemë dhe pyjet e savanës në territore si Afrika Lindore dhe Jugore
Zebrat kanë lëkurë kaq të veçantë, por a keni menduar ndonjëherë nëse janë të bardha me vija të zeza apo të zeza me vija të bardha?Këto vija janë unike për çdo zebër. Sot jetojnë tre lloje zebrash:Secila prej këtyre specieve ka gjithashtu një model të ndryshëm vijash.
Pavarësisht këtyre modeleve dhe ngjyrave të ndryshme, të gjitha zebrat kanë të njëjtën ngjyrë lëkure: të zezë, tha për Live Science Tim Caro, një ekolog i sjelljes dhe evolucionit dhe biolog në Universitetin e Kalifornisë. Megjithatë, kjo nuk i përgjigjet pyetjes nëse lëkura e tyre është e zezë me vija të bardha apo anasjelltas.
Edhe pse zebrat kanë lëkurë të zezë, procese të ndryshme zhvillimi përcaktojnë ngjyrën e lëkurës, ashtu si një person me lëkurë të çelur mund të ketë flokë të errët.
Në fakt, zebrat kanë më shumë qime me ngjyrë të hapur se sa të errët – barku i tyre është zakonisht i hapur – kështu që mund të mendohet se zebrat janë të bardha me vija të zeza. Por nuk është kështu.
Çdo pjesë e qimeve – si e hapur ashtu edhe e errët – rritet nga një gjëndër e mbushur me qeliza melanocite, sipas një rishikimi të vitit 2005 në Journal of Investigative Dermatology.
Këto qeliza prodhojnë një pigment që përcakton ngjyrën e qimeve dhe lëkurës. Ky pigment njihet si melaninë; shumë melaninë çon në ngjyrë më të errët, si kafe e errët ose e zezë, ndërsa më pak melaninë çon në ngjyra më të lehta, si lajthi ose bionde, sipas Live Science.
Lëkura e zebrave është e mbushur plot me melaninë, por melanina mungon në pjesën e bardhë, sepse folikulat që përbëjnë vijat e qimeve të bardha kanë “fikur” melanocitet, që do të thotë se ato nuk nxjerrin pigment citon Anabel.
Me fjalë të tjera, për zebrat, gjendja e paracaktuar është që të prodhojnë qime të zeza, duke e bërë lëkurën të zezë me vija të bardha, sipas Brittanica./asutimes.com