Kledi Hysa doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” javën e kaluar, pas një konfuzioni që kishte krijuar për jetën e tij private. Ish-futbollisti është i lidhur jashtë me një vajzë të huaj, por gjatë lojës, ai shprehu pëlqimin për Beatrix Ramosajn. Ndërkohë, afrimiteti me Arjola Demirin, nxiti publikun të besonte se aktorja kishte ndjenja për modelin.
Pas eliminimit, Kledi tregoi në “Fan Club” se si është raporti i tij me partneren, Haulën, e cila është edhe nënë e një vajze.
“Nuk kam qenë asnjëherë i mërzitur. Kam qenë i qartë me veten time. Unë kam qenë në lojë, sepse dhe në një ndeshje futbolli, ka lojtarë. Pse flitet për ata që bëjnë ndeshje, jo për të tjerët? Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar, sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë.
Nuk kam shkuar në ‘Big Brother’ që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haulan si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet”,- tha ai.
Ndërkohë, në lidhje me takimin “romantik” brenda shtëpisë me këngëtaren, Kledi tha se u habit kur Beatrix i tregoi se ishte e bindur që do të zgjidhte atë. Për lojën që bëri, Kledi tha:
“Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty nuk e kontrolloja dot veten dhe shpesh herë pyesja ‘A jam unë ky?’. Edhe në shumë show live, më pëlqente se njeriu do ta tregojë emocionin. Çdo herë kur tregoja emocione ndihesha shumë i lumtur.”