Mbrëmja e djeshme ka qenë nata e fundit e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit në suitën e bërë vetëm për ata brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
E duket se çifti e ka shfrytëzuar atë në mënyrën më të mirë të mundshme pasi kanë kaluar momente mjaft intime dhe romantike së bashku.
Teksa Luizi ndodhej i shtrirë në krevat, Kiara ka vendosur që të këndojë dhe të kërcejë për të. E veshur me një fustan nate mjaft elegant, moderatorja bëri kërcim sensual.
“O Kiara mos luaj me zjarrin. Kuku për ne. Pupupu, hajde dalim”, dëgjohet Luizi që komenton partneren e tij.
Pasi u shtri në krevat afër Luizit, Kiara e pyet atë nëse është seksi, pasi te tabela ka votuar për dikë tjetër.