Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë bashkuar edhe njëherë, për t’u përgatitur për post “Big Brother VIP”.
Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotot dhe videot me njëri-tjetrin. Paloma ka postuar disa video me Beniada Nishanin, të cilës i kërkon që t’u thotë diçka fansave të saj që e pyesin për të.
“Faleminderit të gjithëve. Ju përqafojmë shumë, ju duam”, thotë modelja, e cila është e qeshur në çdo moment, ashtu si ishte edhe në BBV.
Më pas gazetarja e njohur e ngacmon atë me një pyetje: “A të gjeti daja Pashuk burrë, apo jo?”. “Akoma jo, po pres, po pres”, përgjigjet Beniada Nishani.
Kujtojmë se Beniada ishte një nga 4 finalistet e BBV, ajo la shtëpinë e para nga finalistët të premten e 18 shkurtit, por gjithmonë do mbahet mend si një nga banorët që i kanë dhënë më shumë pozitivitet këtij BBV.
Ashtu si dhe Donaldi me Einxhel, Beniada ka marrë 10 mijë euro si një nga finalistet, pasi çmimi i madh prej 100 mijë eurosh u fitua nga Iliri.