Një deklaratë e ka nxjerrë jashtë konteksti në një intervistë televizive ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme duke ngritur dyshime se Efi është në një lidhje dashurie me ish konkurrentin e Përputhen, Bruno Shemsho.
Ky i fundit ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë këto aludime. Me anë të një postimi në instastory, Bruno sqaron se është një lidhje me një person që nuk është personazh publik duke mohuar kategorikisht një raport të mundshëm me Efin.
Dyshja u bënë mjaft të pëlqyer për publikun vitin e shkuar pasi zhvilluan disa takime bashkë. Por në fund, duket se ata shkuan në rrugë të ndryshme, pasi Bruno doli çift nga programi me një tjetër konkurrente.
Nga ana tjetër Efi ka pranuar në Big Brother Vip se po jeton një histori dashurie që është në hapat e parë të saj, pa dashur të ndajë identitetin e partnerit për publikun, duke qenë se ai nuk është një personazh i njohur./Vip-Magazine.al/