A është e shërueshme?/ Kjo është sëmundja nga e cila vuan Luizi

Sipas Pamfletit i cili ka arritur të sigurojë një informacion nga burime brenda spitalit, ku është specifikuar se Luiz Ejlli nuk vuan nga një tumor por nga një sëmundje tjetër e rëndë e cila quhet bronkiektazi.



Kjo sëmundje prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion. Sipas specialistëve, njerëzit e lindur me këtë sëmundje nuk mund të jetojnë për një kohë të gjatë, ndërsa njerëzit që e kanë marrë gjatë jetës, me mbajtje nën kontroll mund të kenë prognozë të mirë. Bronkiektazia renditet tek sëmundjet e rënda.

Bronkiektazia është zgjerimi i parregullt i bronkeve apo degëve të tyre që zakonisht sjell një risk më të madh për të marrë infeksion.



Çfarë është bronkiektazia? Bronkiektazia është një gjendje në të cilën tubat bronkialë në mushkëri dëmtohen nga inflamacioni ose shkaqe të tjera dhe muskujt e butë të bronkeve shkat ërrohen. Përveç kësaj, elasticiteti i bronkeve shpesh humbet. Bronkiektazia mund të merret gjatë jetës ose të ketë një origjinë gjenetike. Shumë mjekë besojnë se bronkiektazia është një formë e sëmundjeve kronike obstruktive (blloku ese) të mushkërive (COPD), duke përfshirë edhe bronkitin kronik dhe emfizemën.

Author: morevesh