A e dinit se Pep Guardiola ka qenë model? Ja trajneri i Barcelonës, që ia preu ëndrrën në mes (video)

Në futbollin modern, ne njohim njerëz si Hector Bellerin. Ai është një yll futbolli, por edhe entuziast i modës, me shije të mëdha për modelimin në pistë. Megjithatë, pak tifozë janë të vetëdijshëm se Bellerin nuk është lojtari i parë i Barcelonës që sfilon në pistë, siç bëri Pep Guardiola gati tri dekada më parë.

Guardiola, i konsideruar si një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, nuk e nisi kështu. Në fakt, si futbollist ai u dublua edhe si model, pavarësisht se mjaft shkurt.

Dizajneri i modës nga Katalonja, Antonio Miró mori shërbimet e Guardiolës së ri, në mesin e viteve ’90, ndërsa i dha mundësinë ish-mesfushorit spanjoll të shfaqej në një nga eventet e tij.

“Eurofoot” nga atëherë ka publikuar një video interesante të sfilatës së modës dhe mund të thuhet me siguri se Guardiola ishte shumë joshës për syrin, sa i përket modelingut në atë kohë. Në një foto, Pep shihet me një këmishë me vija, me mëngë të shkurtra.

Veshjen në sfilatë e plotëson me pantallona ngjyrë kafe, me prerje të gjerë. Një tjetër “klip” tregon të riun Guardiola duke veshur një kostum elegant, ndërsa ecën rastësisht, por me vetëbesim në pistë.

https://twitter.com/i/status/1639943496655159297

 

Sipas një raporti në “soccergator.io”, vendimi për të marrë pjesë në sfilatën e modës zemëroi trajnerin e atëhershëm të Barcelonës, Johan Cruyff, i cili e qortoi Guardiolën. “Pep e pyeti babanë tim në vitet ‘90 nëse mund të modelonte për të, – tha djali i Miro për “Magazine Mundial”.

– Babai im ishte një mbështetës i Barcelonës, kështu që i pëlqeu ideja dhe tha po. Johan Cruyff e ndëshkoi Pep më pas për këtë, duke e konsideruar sjellje jo prej profesionisti. Ai donte që Pep të ishte i përqendruar vetëm te fusha e blertë, askund tjetër”.

Miro ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare më 3 shkurt 2022. Pas vdekjes së tij, djali zbuloi se Guardiola i mohoi Gerard Pique një mundësi të ngjashme, më pas. Guardiola ka pranuar në të kaluarën se gruaja e tij ka luajtur një rol të madh në ndjenjën e tij të hollë për modën sot.

Author: morevesh