A e dini se kush është i dashuri i Efit?

Efi është shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj private pas hyrjes në “Big Brother VIP”.

Ajo ka përmendur faktin që është e lidhur me dikë jashtë, por nuk ka dhënë detaje. Sot Luizi u përpoq t’i merrte më shumë informacion.




Teksa po bisedonin, Luizi vazhdimisht e pyeti Efin për origjinën e të dashurit të saj, por ajo nuk e tregoi.

Efi tregoi se partneri i saj është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e tij. Më herët ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist.

Author: morevesh