Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka që u arrestua pak ditë më parë për skandalin e inceneratorëve kërkon lirinë në Apel.
Gazetari i “ABC” Ermal Vija mëson se dy avokatët e Lefter Kokës, Fatmir Braka dhe Jualin Mërtiri argumentuan kërkesën për ta liruar klientin e tyre bazuar në faktin që ish-ministri nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe se do të bashkëpunojë me drejtësinë.
“Kërkesa në Apel është dorëzuar dje. Avokati argumentoi se Lefter Koka nuk është person me rrezikshmëri të lartë, nuk i është fshehur hetimit dhe se është gati të bashkëpunojë me drejtësinë”, raportoi gazetari i “ABC”.
SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që në kërkim janë Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.