Ashtu si Luizi me Elvisin, edhe Olta me Qetsorin e nisën ditën duke folur për lojën, aleancat e strategjitë e banorëve. Olta i tha Qetsorit që të mos krijojë aleancë me Dean, por të “gricet”. Këshilla e saj, vjen pasi Qetsori disa herë është munduar t’i ofrojë aleancë Deas, por ajo ka refuzuar.
Duke folur me ironi, Qetsori tha se e ka frikë Dean sepse ajo e fut në labirinte dhe është gjakftohtë. Ai shtoi se nuk ka ndërmend të krijojë aleancë me Dean dhe i tha Oltës se ka tre planë në kokë, për lojën në vazhdim. E pyetur nga Olta se cilat janë planet e tij, Qetsori u shpreh se për momentin nuk ka dëshirë të konsultohet me të.
Olta nga ana tjetër, i tha atij se njëri plan është Kristi, nisur edhe nga fakti që ata të dy kanë debatuar shumë shpesh me njëri-tjetrin. Madje edhe për gjëra koti.
Qetsori e aprovoi supozimin e Oltës.
Por, banorët e kanë të ndaluar të bisedojnë për stategjitë, ende nuk dihet a do të ketë penalizime.