Ndërsa lufta vazhdon në terren, palët gjithashtu ndodhen në bisedime.
Deri më tani janë zhvilluar dy raunde. Por pa përparime të dukshme. Gjithsesi krijimi i korridoreve humanitare cilësohet arritje.
Raundi i tretë i bisedimeve pritet këtë fundjavë në përpjekje për t’i dhënë fund luftimeve të shkaktuara nga pushtimi i Moskës.
“Ka gjasa të zhvillohet nesër ose pasnesër, ne jemi në kontakt të vazhdueshëm”, tha këshilltari i Presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar më herët presidentit rus Vladimir Putin bisedime kokë më kokë, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.
Mjaft mendojnë s enë raundin e tretë, Putin dhe Zelenskyy mund të jenë ‘kokë më kokë’. Por nga dinamikat e takimeve të Putin deri më tani, zor se një gjë e tillë do ndodhë.