Njarja e rëndë në hapërsirat e televizionit kombëtar TopChanel, ku mbeti i vrarë një roje e sigurisë, mund të ndikoj në vazhdimin apo jo të shou më të madh mediat Bigbrother.
Edhe pse akoma nuk dihet shkaqet dhe motivet e saja të këtij sulmi mbi televizionin në fjalë, në opinionin publik flitet se është kërkuar mbyllja e këtij formati.
Përkatësisht, gazetari, Artan Hoxha, ka thënë se kompania “Endemol” që lëshoi patentën e këtij formati ka kërkuar mbylljen e tij.
Lajmi.net i ka dërguar pyetje kompanisë së të drejtave të formatit “Big Brother”, për t’i pyetur nëse ata janë në dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur në “Top Channel” dhe a kanë kërkuar mbylljen e formatit shqiptar.
Edhe pse kanë kthyer përgjigje, ata kanë refuzuar të flasin në lidhje me këtë.
“Kam pranuar emaili-n tuaj lidhur me Top Channel dhe Big Brother. Ne nuk e komentojmë situatën e ndodhur”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Por ata kanë lënë të hapur mundësinë se lidhur me ngjarjen mund të ndryshojë vijueshmëria.
“Nëse ndryshon diçka mbi situatën, do të ju njoftojmë”, kanë shkruar tutje ata në përgjigjen dhënë.