Parashikuesja e fatit, Irini Kakacaj e ka treguar se çfarë do të ndodhë në vijim me treshen më të komentuar të ditëve të fundit.
Sipas saj ka një lojë mes Beatrix dhe Donaldit dhe se ky i fundit do të kthehet tek Bora. Irini thekson se lidhja e tyre nuk ka përfunduar, por ka ndodhur një keqkuptim që ka sjellë këto reagime.
“Është futur në një bela, është i ngatërruar, por i ka sqaruar gjërat, do kthehet tek dashuria jashtë, do të bëjnë familje, është një djalë i prekur, është një djalë i paparë. Është me dashurinë e vjetër, është bërë një keqkuptim. Ai dashuron shpejt, ka frikë aty në shtëpi. Ata i kanë shpjeguar gjërat vetë njëri tjetrit, por është një djalë që ka lindur me fat”, tha ajo.
Sipas Kakacajt, të gjithë janë të dashuruar jashtë Big Brother dhe kanë hyrë aty për të bërë lojë.
“Është një lojë siç e keni parë edhe juve, do dalin dhe secili do të shkojë një shtëpinë e tij nuk ka dashuri”, tha ajo.
Kujtojmë se puthja mes Donaldit dhe Borës e ndodhur javë më parë mbajti të gjitha zemrat pezull, duke krijuar idenë se ata do të riktheheshin me njëri-tjetrin.
Por afrimiteti i Donaldit me Beatrix solli reagime të shumta dhe konfuzime, ndërsa të premten aktori tha se ka një pëlqim të madh për këngëtaren.