Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka thënë për gazetarin Besart Jacaj në Report tv se vaksina anticovid-19 nuk do të jetë e detyrueshme për popullatën, por disa persona do duhet ta bëjnë në mënyrë që të jenë më të mbrojtur.
Më tej Bino sqaroi për qytetarët se vaksina nuk do të mund ta zhdukë virusin, por do të ulë numrin e infektimeve dhe të vdekjeve.
Jacaj: A do të jetë vaksina me detyrim apo vetëm për një shtresë të caktuar?
Bino: Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme për asnjë, por parësorë për t’u vaksinuar do të jenë stafi mjekësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Vaksina nuk do ta zhdukë plotësisht virusin. Që virusi të zhduket plotësisht si të gjitha viruset e tjera, duhet të vaksinohet e gjithë popullata. Vaksina, padyshim që është një armë e fortë, por i rëndësishëm mbetet zbatimi i masave në fuqi. Vaksina do të ulë numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve, por masat duhen respektuar./korrieri.al