Humbja e Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjessshme vendore ka shtuar dilemën se kujt do ti përkasë tani selia e PD?
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për rezultatin në zgjedhjet e pjesshme, ku kandidati i tij, Bardh Spahia, është shpallur fitues në Bashkinë e Shkodrës.
Berisha tha se Basha është demokrati i vetëm në Shqipëri që nuk mendon që ka humbur. Ai tregoi më tej nëse do t’i drejtohet selisë në ditët në vijim.
Berisha: Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira në 30 vjet pasi PD u përball në këto zgjedhje kudo jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij Lulzim Bravën që sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që mendon se nuk ka humbur. Ai po shpall çdo humbje si jo humbje. Këto zgjedhje, kushtrimi më i rëndësishëm për çdo demokrat. Populli votoi opozitën e vërtetë. Të vazhdojmë që fitoren e Shkodrës ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë.
Gazetarja: A do të hyni në seli?
Berisha: Në ditët ne vijim do të njiheni me çdo lëvizje.